Malisheva kërkon të hiqet nga karantina

27 prill 2020 | 14:06

Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në territorin e kësaj komune dhe tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të zgjeruar të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me CPOVID-19 në Malishevë dhe Komitetit Emergjent.

Po ashtu në këtë takim është kërkuar nga të gjitha subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza.

Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largojë karantinën e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet.

Të gjitha këto vendime dhe kërkesa kanë ardhur, pas shqyrtimit të situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Alfa Trade”, me pronar Hajdar Hajdari ka dhuruar 3…