Malisheva me aksion për një qytet të pastër
Drejtoria e Inspektoratit të Mjedisit dhe Kompania “Ekoregjioni” në Malishevë, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët me moton “Për një qytet të pastër”.
Aksionit i janë përgjigjur punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”, pjesë aktive e aksionit ishin edhe inspektorët e mjedisit.
Pastrimi “Për një qytet të pastër”, ka nisur nga qendra e qytetit dhe ka vazhduar pranë lumit “Mirusha” e deri në lagjen “Mirëdita”.
“Ky aksion do të jetë i herë pas hershëm dhe qëllimi është që të ngritët vetëdijesimi edhe qytetar edhe institucional, por edhe shoqëror, që të punojmë për një ambient të pastër. Ambienti i pastër është shëndeti i fëmijëve tanë. Me këtë aktivitet dhe porosi, jemi obligatorë para zbatueshmërisë ligjore në mbrojtje të mjedisit”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.