Malisheva mposht Drenicën, Drita ndan pikët me Dukagjinin

13 mars 2022 | 15:19

Kanë përfunduar dy takime të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshje shumë interesante në Skenderaj është zhvilluar në mes të Drenicës dhe Malishevës.

Kjo ndeshje ishte mjaft intensive nga të dy ekipet. Pas rastit të parë drejt portierit Smakiqi, Malisheva ka kaluar në epërsi me anë të Agron Bruqi (18`).

Katër minuta pas golit të epërsisë, ka shënuar Genc Hamiti, pas asistimit të Baton Zabërgja, për të barazuar rezultatin.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Malisheva ka kaluar përsëri në epërsi, këtë herë me anë të super golit nga distanca të Hasan Hysenit.

Pjesa e parë është mbyllur me fitore minimale të Malishevës 1:2.

Pjesën e dytë më mirë e ka filluar Drenica, ku në minutën e 53` ka barazuar Armend Abazi.

Për herë të tretë në këtë takim e ka kaluar  në epërsi Malishevën, Xhaka në minutën e 72` të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Malisheva ngjitet në vendin e gjashtë, ndërsa Drenica në të shtatën, por me pikë të njëjta gjithsej 32.

Ndërsa Drita ka ndarë pikët me Dukagjinin. “Gjilanasit” kishin rastet e tyre, por që Dukagjini nuk i lejoi të realizojnë.

Ekpi nga Gjilani ka humbur  dy pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa Dukagjini merr një pikë me vlerë të madhe në luftën për mbijetesë.

Pas këtij barazimi Drita qëndron në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e tetë me 26 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një blogere ruse shpërtheu në lot për vendimin e Vladimir…