Malisheva mposhti Ballkanin

01 shtator 2024 | 18:07

Malisheva ka marr fitoren e dytë me radhë, duke mposhtur  Ballkanin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së katërt.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar të parët ku e shënuan edhe golin.

Një harkim në zonë gjeti kokën e Arbër Prekazit i cili shënoi për 1-0 duke i dhënë epërsinë Malishevës.

Por në minutën e 28-të u barazuan shifrat, me Sunday Adetunji që shënoi pas asistimit të Queven Inacios për 1-1. 

Pak pa u mbyllur pjesa e parë Etnik Brruti u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Kur pritej një dominim i Ballkanit në pjesën e dytë, ndodhi e kundërta. 

Malisheva kaloi në epërsi prej 2-1  me Drilon Hazrollajn që shënoi golin në minutën e 61-të. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc ia ka siguruar skuderisë së Ferrarit fitoren në…