Malisheva mposhti Gjilanin

10 nëntor 2023 | 15:10

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 kundër Gjilanit, në ndeshjen e parë të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0. Edhe pjesa e dytë ishte thuajse barabartë në përjashtim të golit që vendasit e shënuan nga penalltia me anë të Drilon Hazrollaj, në minutën e 84-të.

Malisheva pas kësaj fitore renditet në pozitën e katërt me 20 pikë, ndërsa Gjilani renditet i shtati me 14 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Enver Bajrami, prof. Ish aktivist i LVV-së Aktualiteti i…