Malisheva mposhti Prishtinën, Llapi nuk gabon ndaj Ulpianës

13 shkurt 2022 | 16:04

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të në BKT Superligë.

Llapi është rikthyer pas një kohe të gjatë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku para ndeshjes me Ulpianën edhe u përuruan punimet e kryera në fushë, e ku tashmë janë krijuar kushtet tejet të volitshme për futboll, falë edhe mbështetjes nga FFK. E rikthimi në shtëpi ka rezultuar i suksesshëm për skuadrën e Tahir Batatinës, e cila ka arritur ta mposhtë Ulpianën, me rezultat 2:0.

Golat e fitores për Llapin i shënuan Alban Shillova, në minutën e 53-të dhe Çlirim Avdulli (autogol) në minutën e 63-të. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Malisheva e ka mundur Prishtinën në stadiumin “Liman Gegaj”, me rezultat 2:1. Golin e parë e shënoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 75-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Ilir Mustafa në minutën e katërt të kohës shtesë.

Në anën tjetër, prishtinasit golin e nderit e shënuan në minutën e gjashtë të kohës shtesë nga penalltia, të cilën e realizoi Besnik Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka (-78 kg) ka arritur në finale në European…