Malisheva ndal Ballkanin në Suharekë, Trepça ‘89 ia merr një pikë Dritës në Gjilan
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në duel me Trepçën ’89, duke luajtur baras 1-1, të dielën në Gjilan.
Gjilanasit mirë e nisen lojën dhe pas vetëm 12-të minutave kaluan në epërsi me golin e Besnik Krasniqit nga penalltia.
‘Minatorët’ shumë shpejtë barazuan shifrat në 1-1 përmes Fazliut në minutën e 24-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesëlojën e dytë, të besuarit e Arsim Thaqit bën presin më të madh drejt portës kundërshtare, megjithatë, mitrovicasit ia dolën të kontrollojnë mirë lojën duke shkëputur një pikë tejet të rëndësishëm nga ky udhëtim.
Edhe pas këtij barazimi, Drita mbetet në krye të tabelës me 56 pikë, një më shumë se Ballkani, derisa Trepça ’89, renditet e shtatë me 32 pikë të tubuara.
Ndërkohë, edhe në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Ballkani dhe Malisheva kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, ndeshje kjo e zhvilluar në Suharekë.
Harmon (60’), zhbllokojë lojën duke kaluar në epërsi kampionët në fuqi të Kosovës, prej 1-0. Kuc (84’), dyfishojë avantazhin e Ballkanit në 2-0, derisa Malisheva më ane të Sobowale (88’), fillimisht ngushtojë rezultatin në 2-1, kurse, një pikë skuadrës së Bylbyl Sokolit ia siguroi Maliqi (90+4).
Ballkani pas këtij barazimi, mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, një më pak së Drita, kurse, Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë të tubuara.