Malisheva ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave
22 dhjetor 2020
| 10:48
Komuna e Malishevës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në territorin e kësaj komune.
“Përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30. Përdorimi i tyre, ndalohet në të gjitha hapësirat e banuara publike dhe private, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe për ekzekutimin e këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit dhe organet tjera të sigurisë”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.