Malisheva ndan rrugët me trajnerin Qëndrim Kida

26 korrik 2024 | 19:32

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Qëndrim Kida. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi malishevas ka bërë të ditur se me përfundimin e kontratës, Kida nuk do të udhëheqë më skuadrën.

“Pas një periudhe të shkëlqyeshme bashkëpunimi, klubi dhe kryetrajneri Qëndrim Kida, me rastin e përfundimit të kontratës së trajnerit, ndajnë rrugët. Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen që na keni ofruar gjatë kësaj kohe”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit.

Qëndrim Kida ishte në krye të skuadrës, kur Malisheva përfundoi në vendin e katërt në tabelë sezonin e kaluar. Po ashtu, Kida i udhëhoqi ata edhe në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit, mirëpo duke u eliminuar nga Buducnosit qysh në fazën e parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në një intervistë televizive, në pyetjen e një…