Malisheva ndan rrugët me trajnerin Qëndrim Kida

27 korrik 2024 | 00:06

Skuadra e Malishevës ka ndarë rrugët me trajnerin Qëndrim Kida.

Ata kanë ndarë rrugët pas përfundimit të kontratës.

Kida sezonin e fundit e udhëheqi Malishevën, duke arritur ta kualifikonte në garat evropiane, ku u eliminua në raundin e parë kualifikues të Konferencë Ligës, nga skuadra e Buducnostit.

Njoftimi i plotë:

Faleminderit për Bashkëpunimin trajner!

Pas një periudhe të shkëlqyeshme bashkëpunimi, klubi dhe kryetrajneri Qëndrim Kida, me rastin e përfundimit të kontratës së trajnerit, ndajnë rrugët.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen që na keni ofruar gjatë kësaj kohe.

Ju urojmë suksese të mëtejshme në çdo hap të karrierës suaj dhe shpresojmë që të kemi mundësinë të bashkëpunojmë përsëri në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka që keni bërë!

Me respekt dhe mirënjohje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Tropojës ka dal me njoftim lidhur me qytetarin…