Malisheva nis përgatitjet për sezonin e ri 

11 qershor 2024 | 15:12

Skuadra e Malishevës pas një sezoni historik ku përfundoi në pozitën e katërt dhe sigurojë pjesëmarrjen në ligat evropiane. Malisheva për herë të parë në histori të klubit do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës.

Kjo skuadër ka njoftuar se të martën ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me moton “Rikthehemi në stërvitje: Energji dhe vendosmëri e rinovuar!”, raporton “Epoka e re”.

“Pas një periudhe pushimi rifillojmë me stërvitje. Kjo nuk është vetëm një rifillim i stërvitjeve, por një fillim i një kapitulli të ri të arritjeve dhe sukseseve. Në ditët dhe javët që vijnë, do të punojmë fort për të forcuar lidhjet ndërmjet nesh si skuadër, dhe për të sjellë emocionin dhe pasionin tonë në fushën e lojës. Ekipi është në gatishmëri të plotë për të ecë para dhe të përfaqësojë me krenari ngjyrat tona. Le të bëjmë këtë, bashkë!”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se së shpejti…