Malisheva përfiton 25 kontejnerë në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”
28 prill 2019
| 14:32
Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili është zhvilluar nga 15 shtatori dhe ka zgjatur deri më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ndër komunat që kanë treguar rezultate të mira në këtë aksion është edhe Komuna e Malishevës, e cila nga ky projekt ka përfituar 25 kontejnerë dhe 25 shporta për grumbullimin e mbeturinave.
Kjo është konfirmuar nga koordinatorja e këtij aksioni për Komunën e Malishevës, Saranda Dobruna, dhe koordinatori komunal Naser Morina, të cilët kanë qenë personat e autorizuar për zhvillimin dhe koordinimin e këtij aksioni në Komunën e Malishevës.
/Epoka e re/