Malisheva përfiton mbi 77 mijë euro nga DEMOS-i
Komuna e Malishevës në kuadër të programit DEMOS për vlerësim të performancës komunale është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik.
Ky projekt është bashkëfinancim në mes të komunës së Malishevës, Helvetas Swiss Intercooperation dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti nga granti i performancës do të kushtojë 114 089 euro, dhe është bashkëfinancim me komunën.
Pjesa e financuar nga granti i performancës (DEMOS) është 77 964 euro, ndërsa pjesa e komunës së Malishevës është 36 125 euro.
Përmes këtij projekti synohet të realizohet një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të sistemit të ujësjellësit nga fshati Senik, ku do të furnizohen me ujë edhe dymbëdhjetë fshatra tjerë të komunës së Malishevës.
/Epoka e re/