![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/A35AE2A4-F513-4FC5-92ED-8A0F20DDDC67.jpeg)
Malisheva po ndërton lapidar për dëshmorin Mentor Gashi
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn dhe me bashkëpunëtor kanë parë nga afër ecurinë e punimeve të vendosjes së lapidarit të dëshmorit, Mentor Gashi, i cili ishte dëshmori i fundit i rënë pikërisht në ditën e çlirimit të Malishevës, më 16 qershor të vitit 1999.
Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “facebook” Kastrati.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kryetarin Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorë tjerë ishim sot në Kijevë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve të vendosjes së lapidarit të dëshmorit, Mentor Gashi, i cili ishte dëshmori i fundit i rënë pikërisht në ditën e çlirimit të Malishevës, më 16 qershor të vitit 1999.
E kam thënë në vazhdimësi, se për asnjë moment nuk do të ndalemi së punuari në funksion të ruajtes dhe promovimit të vlerave tona kombëtare.
Ne, do të vazhdojmë t’i kujtojmë, vlerësojmë dhe nderojmë shënjat kombëtare, luftën tonë çlirimtare dhe gjithë të rënët për liri.
Lavdi dëshmorëve të kombit!