Malisheva shënoi 20-vjetorin e çlirimit (Foto)
Komuna e Malishevës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ka shënuar 20-vjetorin e çlirimit të saj dhe ditën e dëshmorëve.
Gjatë aktiviteteve të sotme, është përuruar kompleksi memorial në Burim, në nderim të të vrarëve në masakrën e Burimit, ndërsa në manifestimin qendror, janë ndarë edhe çmimet tradicionale, që ndanë komuna për çdo vit me rastin e shënimit të 16 Qershorit.
Në tubimin qendror të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë, krahas familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, ishin të pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, zëvendësministrat, Afrim Bekteshi, Arbëresha Krasniqi, Rexhep Mazreku, Çerkin Dukolli dhe Vesel Krasniqi, ish-kryetar të Komunës së Malishevës, përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës dhe qytetarë e personalitete të shumta.
Në fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e Malishevës, në të gjitha periudhat të përpjekjeve kombëtare për liri dhe pavarësi.
Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, ka folur për rëndësinë e 16 Qershorit, dhe luftën e UÇK-së, rolin e Komunës së Malishevës dhe për përpjekjet e vazhdueshme, deri në çlirimin e vendit dhe të Malishevës.
Ndërsa ministri i MPMS-së, Skënder Reçica, ka thënë se ka shkuar në Malishevë për t’i nderuar për nderuar të gjithë dëshmorët e kombit që ranë në luftën për liri.
Pas këtyre fjalimeve, kryetari Begaj, ka bërë shpërndarjen e çmimeve që Komuna e Malishevës, ka ndarë me rastin e 20-vjetorin e çlirimit.
Çmimi “Imer Krasniqi” për trimëri dhe heroizëm, i është ndarë veteranëve luftëtarë të UÇK-së, Metush Kryeziu dhe Muhamet Begaj, ai “Hamdi Berisha”, për kontribut në shkollën shqipe, i është ndarë Hanife Gashit dhe Ismet Mazrekut. Çmimi “Dr.Shpëtim Robaj”, për kontribut në shëndetësi, i është ndarë Naim Kryeziut dhe Ragip Morinës.
Më tuje kryetari Begaj, ka ndarë mirënjohje edhe për humanistin Halil Kastrati, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë, në Komunën e Malishevës, etj.
Drejtues të kësaj komune dhe të nivelit qendror kanë bërë edhe nderime para shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në sheshin e dëshmorëve në Malishevës, si janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz.
/Epoka e re/