Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 3-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Malishevës ka realizuar fitoren e parë në këtë edicion, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 3:1. Kjo është fitorja e parë për malishevasit pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë edicion, pasi ndeshjen e javës së parë me Ballkanin do ta zhvillojnë më vonë.
Golat për Malishevën i shënuan Alban Shillova (19’) nga penalltia, Drilon Hazrollaj (72’) dhe Bleart Tolaj (77’), derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi mbrojtësi Gentrit Halili (90’+).
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica dhe Gjilani barazuan pa gola (0:0).
Për Drenicën, kjo është pika e parë këtë edicion pas dy humbjeve në dy xhirot e para, derisa Gjilanin mbetet lider me 7 pikë.