Malisheva shprehet e gatshme t’i pres investitorët gjermanë

25 mars 2019 | 12:00

Pasi Komuna e Malishevës u bë me Zonë Ekonomike, interesimi i investitorëve të huaj për të investuar ka filluar të rritet. Një interesim të tillë ka shprehur edhe investitori gjerman, Patrik Jung, në bashkëpunim me biznesmeni shqiptar Milaim Zogaj përmes kompanisë “Bauunternehmen GMBH” me seli në Dortmund, që me produktet e veta, në fushën e energjisë solare të përgatitet në një të ardhme të afërme për investime në Malishevë.

Një takim i tillë u zhvillua të hënën, ku kryetari i komunës, Ragip Begaj dhe nënkryetari, Hajdin Berisha, priten në takim pune biznesmenin gjerman, Patrik Jung, dhe përfaqësuesin e kompanisë “Bauunternehmen GMBH” me seli në Dortmund Milaim Zogaj.

Begaj ka shprehur gatishmërinë që si institucione komunale t’u ofrojnë lehtësira në sigurimin e hapësirave dhe të infrastrukturës  adekuate për ta zhvilluar biznesin në fjalë. “Do t’ju ofrojmë gjithë potencialet njerëzore që kemi, më qëllimin, rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët tanë”, ka thënë Begaj.

Investitorët kërkuan partneritet publiko-privat për  arsye të sigurisë më të mirë.

Në këtë takim u bë me dije se të dyja palët të fillojnë me përgatitjen e dokumenteve dhe  procedurat e nevojshme ligjore për të parë mundësinë e investimeve.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…