Malisheva transferon edhe Behar Maliqin

16 janar 2022 | 17:51

Klubi i futbollit, Malisheva e ka nisur furishëm afatin kalimtar të janarit.

Malisheva gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e tretë, Behar Maliqin.

“Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pas parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malisheva gjatë ditëve të kaluara ka nënshkruar edhe me dy mbrojtësit, Labinot Ibrahimin dhe Fidan Gërbeshin, anësorin Xhevdet Shabani. Maliqi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit.

Njoftimi i plotë i FC Malisheva:

Mirë se vjen Behar Maliqi!!!

Behar Maliqi konsiderohet si njëri nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në Superligë. Maliqi vlerësohet për aftësinë e tij për të rifituar topin në mesfushë dhe për të konvertuar shpejt posedimin. Leximi i tij i lojës është konsideruar i jashtëzakonshëm.

Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pasë parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë.

Karrierën si futbollist Maliqi e filloi me FC Prishtinën e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te KF Partizani për sezonin 2013-2014. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Maliqi rikthehet në Superligë ku nënshkroi me Feronikelin,. Luajti për Llapin përsëri për Prishtinën dhe së fundmi ishte prapë pjesë e FC Feronikelit.

Një përvojë mbresëlënësë si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar dhe kompeticione tjera:

BKT Superliga e Kosovës

Abissnet Superiore

Kupa e Kosovës

Kupa e Shqipërisë

Superkupa e Kosovës

Ne, në klub i urojmë mirëseardhje Maliqit dhe i urojmë suksese të mëtejme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i OBSH-së paralajmëroi javën e kaluar se repartet…