Malisheva transferon edhe Bruqin

08 korrik 2021 | 14:29

Mesfushori Agron Bruqi është transferi më i ri i skuadrës së Malishevës.

Ish-mesfushori i Deçanit, Flamurtarit dhe Arbërisë edicionin e ri do të paraqitet për skuadrën nga Malisheva në Superligë.

Njoftimi i plotë i FC Malisheva:

Agron Bruqi u lind me 27 janar 1993 në Isniq të Deçanit. Si i ri filloi të luaj për Deçanin ku bëri progres shumë të shpejtë në rankun e të rinjve. Më pas Bruqi karrierën e tij si futbollist e vazhdoi në ekipet  2 Korriku, Istogu, KEK-u, Flamurtari dhe se fundi te KF Arbëria.

Marrëveshja e tij me FC Malishevën për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë.

Një mesfushor i kompletuar, i qëndrueshëm, punëtor dhe i gjithanshëm, Bruqi vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjenratës të tij, mjaft efektiv edhe si mesfushor defanziv.  I talentuar me teknikë të mirë, sy të mprehtë për pasime të gjata dhe për të krijuar mundësi shënimi për shokët e skuadrës. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Bruqi gjithashtu është shumë efektiv në ajër.

Përveç atributeve të tij kreative në mesfushë, ai gjithashtu është i aftë të shkëlqej edhe si mesfushor mbrojtës për shkak të forcës dhe fizikut të tij të fuqishëm, të kombinuar me qëndrueshmërinë, inteligjencën taktike dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën.

Të lumtur që Bruqi është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se i ka ofruar shumë tregut muzikor shqiptar, Ronela…