Malisheva vazhdon bashkëpunimin me Thaçin, prezanton edhe tre futbollistë
20 qershor 2021
| 13:18
Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Arsim Thaçi edhe për një sezon.
“Trajneri Arsim Thaçi me ardhjen e tij sezonin e kaluar, solli një përvojë të nivelit elitar në menaxhimin e klubit duke e promovuar klubin në Superligë. Solli një shpirt ekipor dhe tregoi se si lojtarët e zakonshëm, në përpjekje të përbashkëta arrijnë rezultate të jashtëzakonshme. Përpos me trajnerin, klubi nënshkroi kontratë edhe me lojtarët Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina. Janë këta lojtarë që i sjellin lojës emocion, shpejtësi dhe fuqi, duke e ngritur çdo lojë deri në limite”, thuhet në njoftimin e FC Malisheva.
/Epoka e re/