Malisheva vazhdon shkëlqimin në elitë, mposhti Llapin 2-1

04 nëntor 2024 | 14:56

Skuadra e Malishevës po vazhdon shkëlqimin në Superligën e futbollit, derisa të hënën e mposhti Llapin me rezultat 2-1.

Pas tetë minutash, Valmir Berisha kalon vendasit ën epërsi 1-0, derisa dhjetë minuta me vonë i njëjti futbollistë shënon edhe golin e dytë. Në pjesën e dytë, Llapi u mundua të rikthehet në lojë të gjitha forcat dhe arriti të ngushton epërsinë në 2-1, kur shënoi Mërgim Cërnavërni (68’), por kjo ishte e tëra që e arriti kjo skuadër në ndeshje, raporton “Epoka e re”.

Pas tri pikëve të reja, Malisheva është e dytë në tabelë me 22 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Ballkanit. Në anën tjetër Llapi mbetet në kuotën e 15 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka…