![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/km-1.jpg)
Malishevasit dhurojnë gjak
13 qershor 2022
| 16:17
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, sot është mbajtur aktiviteti i dhurimit vullnetar të gjakut, për nevojat e spitaleve të vendit tonë.
Ky aktivitet është zhvilluar në bashkëpunim në mes të komunës së Malishevës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut dhe është realizuar në ambientet e Muzeut të Qytetit “Jahir Mazreku” në Malishevë.