Malishevë, 13 të shëruar, tri raste të reja me Covid
13 shkurt 2021
| 19:30
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 781 persona, prej tyre 692 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 43 persona.