Malishevë, 9 të shëruar nga covid dhe 35 raste të reja
26 janar 2022
| 18:17
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 35 raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2996 raste, prej tyre 2757 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 154 persona.