Malishevë, asnjë rast i ri me Covid

14 maj 2021 | 16:21

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19.

Kështu është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: deri më tani me covid-19 janë regjistruar 1111 raste, prej tyre 1041 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 18 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar…