Malishevën shumë shpejt pritet ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko-ushtarak nga Zvicra
Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur në takim Njësinë e LMT-së në Malishevë të përfaqësuar nga L. Sutter.
Kryetari Begaj ka shprehur gatishmërinë si gjithherë për takime të rregullta me Njësinë e LMT-së në Malishevë si nga e kaluara por edhe në të ardhmen për një shkëmbim temash të ndryshme me interes për qytetarët malishevas.
Kurse përfaqësuesit nga Njësia e LMT-së në Malishevë kanë njoftuar kryetarin Begaj me planin dhe objektivat që kanë, si dhe kanë njoftuar se brenda këtij viti Malishevën do ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko-ushtarak të shtetit zviceran, me qëllim të njohjes dhe bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të ndërsjellë.
Në fund u pajtuan të fillojnë parapërgatitjet për këto vizita si nga komuna ashtu edhe nga Njësia e LMT-së.
/Epoka e re/