Malishevës i largohet kapiteni pas 14 vjetësh
13 korrik 2021
| 17:18
Skuadra e inkuadruar në Superligën e Kosovës, Ulpiana, do të mbetet pa njërin nga futbollistët më besnik të klubit.
Ishte vetë kapiteni i skuadrës që nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar për ndarjen e tij me Malishevën pas 14 vjetësh.
“Pas 14 vjetësh kapiten i Klubit të Futbollit Malisheva ju njoftoj që nuk jam më pjesë e tij. Malishevës i uroj fat në Superligë! Jam krenar me atë që kemi arritur si klub që nga fillet e para e deri tek inkuadrimi në Superligë. Pavarësisht prej rrethanave, Malisheva mbetet klubi i zemrës”, ka shkruar Sertolli.
/Epoka e re/