Malishevës i shtohet telashi sezonal, shfaqen rriqrat

08 maj 2020 | 10:28

Malisheva, përpos me pandeminë Covid-19, po përballet edhe me rriqrat.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka njoftuar se është duke u bërë dezinsektimi në gjithë Komunën e Malishevës.

“Dje kemi filluar spërkatjen e fshatrave të Malishevës. Pas dy ditësh do të dezisenktohet edhe qyteti i Malishevës. Aty ku ka pickime më së shumti ka filluar më herët. Jemi në komunikim me IKPShK-në dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Sivjet kemi më tepër se 100 pickime, por në krahasim me vitet e kaluara ky numër është më i vogël, por ajo që është më rëndësi është se s’ka të infektuar fare.

Begaj tha se këtë proces po e kryen një kompani e kontraktuar prej Ministrisë së Bujqësisë. “Ne i lajmërojmë banorët me kohë sepse duhet t’i mbyllin bletët dhe t’i ruajnë edhe bagëtitë. Ata lajmërohen dy ditë përpara dhe kanë përvojë në këtë drejtim, përgatiten. Përgjatë viteve ne kemi pasur 18 të vdekur në Malishevë nga rriqrat. Ka qenë një tragjedi për gjithë Malishevën. Megjithatë, ka dashtë Zoti që ne të mos kemi ethe hemorragjike që tetë vjet dhe shyqyr që kemi arritur ta mundim atë”, ka thënë Begaj në Klan Kosova.

Malisheva ishte e goditur rëndë nga koronavirusi në krahasim me komunat e tjera të Kosovës, por tanimë ka lajme pozitive pas atij tragjik ku humbi jetën një qytetare.

“Nga koronavirusi kemi pasur 76 të infektuar. Prej këtyre të infektuarve, kemi 71 të shëruar dhe të gjithë janë mirë. Por, fatkeqësisht, kemi pasur një të vdekur. E kemi menaxhuar mirë situatën me Shtabin Emergjent. Për 53 ditë kemi pasur edhe ndërrimin e natës dhe kemi qenë pranë qytetarëve. QMF ka qenë në nivel të detyrës. Kemi pasur bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjithë ata që janë trajtuar në Klinikën Infektive kanë qenë falënderues”, ka thënë Begaj.

 

 (B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga dita e premte, besimtarët myslimanë do të…