Mallorca ‘çmendet’ pas Muriqit: Vedati është Liga e Kampionëve e jona

04 maj 2022 | 12:04

Vedat Muriqi është bërë një hero i vërtetë në Mallorca. Futbollisti nga Kosova shpërtheu në La Liga pas periudhës së errët që e kaloi në Lazio, ku për një vit e gjysmë i realizoi vetëm dy gola.

Dhe, në ishull po çmenden pas përfaqësuesit kosovar, i cili i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim nga janari, derisa është duke u munduar ta ndihmojë ekipin që të mbetet në La Liga.

Mallorca, përmes rrjeteve sociale, e ka bërë një postim mjaft domethënës për 28-vjeçarin.

“Liga e Kampionëve e jona”, ka shkruar klubi spanjoll në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, duke iu referuar rëndësisë që e ka Muriqi për këtë klub.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e armatosura të Bjellorusisë ka filluar stërvitjet e papritura…