Mallorca e gatshme ta blejë Muriqin, por me çmim të arsyeshëm

09 qershor 2022 | 17:15

Shefi ekzekutiv i Mallorcas, Alfonso Diaz, ka folur për pozicionin e klubit spanjoll karshi Vedat Muriqit.

Sulmuesi nga Kosova shkëlqeu në fanellën e klubit ishullor gjatë huazimit prej gjashtë muajsh duke i realizuar pesë gola dhe duke i bërë tri asistime, duke e ndihmuar Mallorcan të shpëtojë nga rënia prej ligës.

Klubi i La Ligas është i interesuar ta blejë kartonin e futbollistit, i cili është në pronësi të Lazios. Klubi italian është i vendosur të mos zbresë nën shumën prej 11 milionë eurosh për 28-vjeçarin, por Mallorca po e ka të vështirë ta paguajë këtë shumë, por që do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje.

“Drejtori sportiv, Pablo Ortells, po punon në të gjitha linjat. Nëse Muriqi do të vazhdojë me ne, është një çështje ekonomike. Do të shohim nëse do të mund t’i plotësojmë kushtet dhe kërkesat e saj (Lazios)”, ka thënë Diaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse…