Mallorca ndryshon mendjen për Muriqin
Sipas raportimeve të fundit, duket se Mallorca ka ndryshuar mendje rreth vendimit për sulmuesin Vedat Muriqi.
Muriqi i cili ndodhet në formë huazimi te skuadra spanjolle për një periudhë gjashtë mujore, ka pasur disa paraqitje të mira gjatë ndeshjeve të fundit dhe kjo duket se i ka bërë drejtuesit e klubit të ndryshojnë mendje.
Siç raporton gazeta spanjolle “Okdiario”, Mallorca është mjaft e kënaqur me Muriqin në huazimin e tij gjashtëmujor në këtë ekip dhe janë duke shikuar mundësinë e blerjes së Muriqit.
Fillimisht ishullorët nuk kishin shprehur pëlqim për sulmuesin 28-vjeçar, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Lazio i kërkon 12 milionë euro për “Piratin”, por Mallorca shpreson që “Biancocelesti” ta ulin çmimin dhe ta marrin më lirë Muriqin.