Mallrat serbe ia mësyjnë Kosovës, kolona prej disa kilometrash në pikë kalimin kufitar në Merdare
Një kolonë e gjatë disa kilometrash është krijuar në pikë kalimin kufitar në Merdar, në territorin e Serbisë, duke shkaktuar shqetësim mes shoferëve dhe operatorëve të tregtisë.
Kjo situatë e vështirësuar ka ndodhur si pasojë e kontrolleve shtesë që po aplikon Dogana e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia, një masë që filloi javën e kaluar.
Shoferët e kamionëve, të cilët kanë pritur në këtë kolonë për orë të tëra, kanë shprehur shqetësim për vonesat e shkaktuara.
Disa prej tyre kanë theksuar se vonesat ndikonin jo vetëm në programet e tyre të transportit, por gjithashtu kishin një efekt negativ në zinxhirët e furnizimit dhe në bizneset që varen nga këto produkte.
Nga Serbia kanë kërkuar që Kosova t’i lehtësojë procedurat doganore.
“Që nga e shtuna, asnjë kamion nuk ka përfunduar procedurat hyrëse në tregun e Kosovës. Dhe tani kemi situatë të kolonave të gjata. Mbi 150 kamionë po presin për të depërtuar brenda Kosovës”, tha për REL, Aleksadnar Radovanoviq nga Oda Ekonomike e Serbisë.