Maloku e Zogaj refuzojnë ftesën e presidentes

02 dhjetor 2022 | 23:11

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Alber Zogaj kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës kanë refuzuar që të marrin pjesë në Forumin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ndonëse ishin ftuar nga presidentja, Vjosa Osmani, ka mësuar Paparaci nga burimet.

Burimet e mediumit brenda KGJK-së dhe KPK-së kanë njoftuar se refuzimi për pjesëmarrjen në këtë takim është bërë për shkak se aty kanë qenë edhe përfaqësues të Qeverisë.

KGJK dhe KPK kanë pezulluar çdo formë bashkëpunimi me këtë institucion përderisa Qeveria Kurti të anuloj vendimin për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.

Burimet e njëjta kanë informuar se edhe një takim i njëjtë i thirrur me urgjencë nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vetëm një ditë më parë kishte dështuar për të njëjtat arsye. Edhe në atë takim kanë munguar përfaqësuesit e sistemit gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.

Refuzimin e KPK-së dhe KGJK-së për të marrë pjesë në takimin e orës 19:00 e ka kritikuar presidentja, Vjosa Osmani. “Edhe përkundër konfirmimit, ata nuk kanë ardhur. Është bojkot ndaj të shtetit dhe të drejtave dhe lirive themelore të vendit tonë. Se sa është etike të bojkotohet një takim i shtetit tonë, le ta bëjnë këtë vlerësim atë vet. Si presidente e shoh jashtëzakonisht shqetësuese. Ky takim ka pasur qëllim që secili prej nesh, t’i bashkojmë forcat. E jo të tregojmë inatet ndaj njëri-tjetrit dhe zero ndjeshmëri”, ka thënë ajo.

Osmani ka shtuar se qëllimi i këtij takimi është që secili institucion të shoh se ku janë bërë gabimet dhe të ndermirren veprimet konkrete.

“Ky takim është i jashtëzakonshëm se Hamide Magashi me fëmijën e saj nuk janë në mesin tonë. Sot as Safije Godeni nuk është në mesin tonë. Ajo që e rëndon këtë dhimbje është që bashkë me Hamide Magashin humbëm një jetë e re që nuk arriti të vij në këtë botë”, shtoi Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Serbisë, Dushan Tadiq, është detyruar të pranojë shkëlqimin…