Maloku: MPJ do të duhej t’i ruajë njohjet por edhe t’i shtojë ato

05 janar 2023 | 11:25

Politologu Albinot Maloku ka reaguar për paralajmërimin e Serbisë për çnjohje të Kosovës.

Maloku ka shkruar në “Facebook” se hiç nuk e çuditë paralajmërimi i Serbisë për angazhimin e tyre për çnjohjet që mund t’i vinë Republikës së Kosovës nga vendet njohëse.

Ai ka thënë se MPJ do të duhej t’i ruajë njohjet por edhe t’i shtojë ato.

“Vitin që lamë nga guximtarët u tha se politika e jashtme e Kosovës ‘nuk ka qenë asnjëherë më aktive, më e koordinuar e më kuptimplote’, sesa tani! E kjo ka qenë me u çudit, nëse veç ka ngel ndonjë gjë me u çudit më garniturën aktuale drejtuese të vendit. Aktivë, po veç në ç’kuptim?! E koordinuar me kë? E kuptimplote për çka?! Lëmshi nën yryshin e ndryshimeve në MPJ ka bërë që të hupë nga agjenda nevoja për politikë të jashtme të dobishme, e cila jo veç që do të duhej t’i ruaj njohjet por edhe t’i shtojë ato. Ama, edhe cilat janë ato ndryshime nuk di kush! Lëmsh hesapi. Kryesorja RTSH e ka shpallur grua e suksesshme të ’22ës kryeguximtarën”, ka shkruar Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të…