
Maloku: ShBA-të nuk e lënë anash Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë aktuale
Opinionisti, Albinot Maloku, ka deklaruar se ShBA-të nuk do ta lënë Kosovën anash për shkak të veprimeve të caktuara të qeverisë aktuale.
Në Rubikon me Adriatik Kelmendin ai shtoi se qytetarët e Kosovës, raportin me ShBA-të nuk duhet ta vënë në balancë të forcës, të alternativës, mirëpo me qenë zgjedhje e tyre paraprake primare, edhe në qoftë se Gjermania bëhet superfuqia e botës.
“Historikisht dihet, edhe kur ka qenë presidenti Rugova shumë vite më përpara, është në libra – shkruan që është thënë jo në disa çështje për participim në zgjedhjet e atëhershme jugosllave, pra unë nuk konsideroj dhe nuk gjykoj që ShBA-të Kosovën si tërësi, republikën si tërësi kanë me e lënë anash për pasojë të veprimeve të caktuara të qeverisë aktuale. Nuk po shoh frekuenca të prishjes”, u shpreh Maloku.