
Maloku thotë se Kurti duhet të kërkojë sqarime nga Macroni për mosliberalizimin e vizave
Politologu, Albinot Maloku ka folur për vizitën e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Paris dhe takimin e tyre me presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Duke diskutuar këtë çështje, Maloku tha se Kurti duhet të kërkojë sqarim nga Macron për liberalizmin e vizave për Kosovën pasi që sipas tij Franca është njëra nga shtetet që po i vë kushte Kosovës në këtë proces.
“Konsideroj që Kryeministri Kurti do të duhej së paku edhe të merrte sqarim edhe për çështjen e liberalizmit të vizave pasi që Franca po del njëra nga shtetet kushtëzuese për Kosovën. Kurti do të duhet të insistonte në këtë sqarim drejtpërdrejt nga njeriu i parë i Francës”, tha ai.
Tutje Maloku në Tëvë1 tha se pret nga kryeministri i vendit që të mos mbajë ligjërim politik rreth Francës në këtë takim por të flasë për problemet e Kosovës.
“Pres që kryeministri i vendit të mos ketë ligjërim politik për fuqinë dhe potencën e Francës, mirëpo të flasë për çështjen dhe problemet e Kosovës dhe këto kushte të vendosura sidomos të Francës, pra të përqendrohet tek nevojat”, shtoi ai.