Malta hap konsullatë në Kosovë, Remzi Ejupi emërohet konsull nderi

07 nëntor 2023 | 17:30

Remzi Ejupi është emëruar Konsull Nderi i Maltës në Kosovë, emërimi i tij është bërë mbrëmë në Prishtinë, nga ambasadorja jorezidente e Maltës në Kosovë, dr. Scerri Ferrante.

Për këtë lajm ka njoftuar edhe vetë Ejupi në “Facebook”.

“Miq të dashur, desha të ndajë me ju lajmin se këto ditë jam emëruar zyrtarisht Konsull Nderi i Maltës në Kosovë, një nder i madh për mua që të angazhohem edhe më shumë në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës. Për këtë dua të falënderojë Qeverinë e Maltës, në veçanti Shkëlqesinë e saj, ambasadoren Dr. Juliana Scerri Ferrante me të cilën do të punojmë, jo vetëm të ofroj shërbime konsullore që përfshin asistencë për shtetasit maltezë në Kosovë, por do të angazhohemi që të rrisim bashkëpunimin në tregti, ekonomi, kulturë dhe turizëm”, ka shkruar ai.

Ejupi ka bërë me dije se me detyrën e re që ka marrë do të bëjë maksimumin që të hapë dyert për pronarët e bizneseve dhe të referojë interesin tregtar me ndihmën e subjekteve, si Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqatat Tregtare, si STIKK dhe ICK.

“Jam i informuar se kompanitë kosovare tashmë kanë marrë pjesë në takimet B2B dhe në forumin e biznesit në Maltë këtë vit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Maltës, pas propozimeve të Ambasadores së Maltës. Do të punoj shumë për të rritur turizmin ndërmjet Maltës dhe Kosovës, duke iniciuar përpjekje për të krijuar lidhje më të forta. Fluturimet direkte jo vetëm që do të rrisin turizmin, por edhe aktivitetet tregtare dhe ekonominë e të dy vendeve”, ka shkruar Ejupi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti dhe…