Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar tranzit me autobusë.
Në një shkrim në platformën “X”, Strik ka thënë se Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovën.
Ajo theksoi se pas këtyre ngjarjeve, do të ishte edhe më absurde që ai de facto të shpërblehej nga BE-ja me liberalizimin e vizave për pasaportat serbe të lëshuara në Kosovë.
“Shpresoj se Parlamenti Evropian do ta refuzojë propozimin e Komisionit javën e ardhshme”, shkroi Strik.
Siç ka njoftuar MPB-ja nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe tha se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit më 18 prill.
Again, Vucic proves to have zero intentions to advance relations with Kosovo.
After these events, it would be even more absurd for him to be de facto rewarded by EU visa lib for Serbian passports issued in Kosovo.
I hope the EP will reject the Commission proposal next week. https://t.co/aPDqhfuTdo
— Tineke Strik (@Tineke_Strik) April 18, 2024