Maluma reagon pas anulimit të koncerteve nga frika e koronavisurit
13 mars 2020
| 13:26
Maluma mori vendimin për t’i shtyrë koncertet në Greqi dhe Shqipëri për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.
Nga Greqia, këngëtari spanjoll ka pohuar se ndihet i trishtuar për marrjen e këtij vendimi. Maluma u shpreh se anulimi i koncerteve u bë për të mirën e shëndetit të qytetarëve dhe ekipit të organizatorëve.
“Jam pak i trishtuar sepse koncertet që do të mbaja në Greqi do të shtyhen. Së shpejti do t’u japim datat e reja kur do të zhvillohen. Dëshiroja shumë t’i bëja këto koncerte, por për shkak të koronavirusit duhet t’i shtynim”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.