Mamardashvili mesazh Alissonit: Në Liverpool shkoj për pozitën e titullarit  

25 mars 2025 | 12:24

Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, do t’i bashkohet Liverpool verën e ardhshme, në një transferim nga Valencia që tashmë është zyrtarizuar. 24-vjeçari konsiderohet si një nga portierët më të mirë të së ardhmes.

Në një intervistë, ai i ka dërguar një mesazh portierit aktual të “Reds” Alisson, duke i thënë se do të kërkojë të luftojë për vendin e titullarit në “Anfield” kur të transferohet nga Valencia këtë

verë. “Unë do të shkoj në Liverpool për të luftuar për vendin e titullarit. Do të shkoj atje për të stërvitur sa më mirë dhe të tregoj aftësitë e mia. Më pas nuk e di se çfarë do të vendosin për portën”, ka thënë Giorgi Mamardashvili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, kundërshtoi pyetjet e prokurorit…