Mami 30-vjeçare që poston foto të nxehta në “Instagram”

31 gusht 2021 | 13:30

Një nënë, e cila punon si modele dhe influencuese në “Instagram”, ka reaguar ndaj kritikëve që thonë se ajo nuk duhet të tregojë trupin e saj me të brendshme apo me bikini.

Iskra Lawrence shpreson që me postimet e saj në rrjetet sociale të promovojë imazhin pozitiv të trupit në mesin e grave, duke inkurajuar ato që të ndihen sa më rehat me format e tyre.

Me 4.7 milionë ndjekësit në “Instagram”, 30-vjeçarja ndan fotografi të saj në mënyrë që të frymëzojë gratë e tjera që të jenë krenare për format e tyre trupore natyrale.

Por pavarësisht kësaj, Iskra nga Wolverhampton, është e hapur për pasiguritë e saj, edhe pse inkurajon të tjerat të kenë sa më shumë besim.

Në postimin e saj të fundit në “Instagam”, e reja ka postuar një video ku shfaqet me rroba banje rozë dhe të verdhë, duke ekspozuar kështu format trupore të kolme. Përmes titrave në video, Iskra ka zbuluar mendimet shqetësuese që i kanë kaluar në mendje.

“A mund ta vesh këtë në publik tani që jam nënë. Kam shumë forma, do të dukem sikur po kërkoj vëmendje. Ato do të mendojnë se jam një k**rvë ose ndoshta thjesht një nënë e keqe”, tregon 30-vjeçarja.

Por më pas, Iskra vendos që të jetë pozitive dhe predikon atë që po kërkon nga gratë, të kenë besim te vetja e tyre.

“Unë thjesht duhet të vesh kostumin tim të zi të thjeshtë, ose mund të vesh çfarë të dua unë, e mos të shqetësohem për pasiguritë e mia. Mos të shqetësohem se çfarë do thonë apo mendojnë të tjerët. Do jetoj jetën time më të mirë”, ka përfunduar ajo.

“Njerëzit mund të thonë se jam një...”/ Mami“Njerëzit mund të thonë se jam një...”/ Mami“Njerëzit mund të thonë se jam një...”/ Mami“Njerëzit mund të thonë se jam një...”/ Mami

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë…