Man City e fiton Superkupën, mund Sevillen pas penalltive
16 gusht 2023
| 23:16
Manchester City e ka fituar Superkupën e Evropës.
“Citizens” triumfuan pas penalltive ndaj ekipit spanjoll, Sevilla
Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, 1:1.
En Nesyri kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes me një gol të bukur me kokë.
Por, shifrat i barazoi Cole Palmer që realizoi po ashtu me kokë në minutën e 63-të pas një asistimi nga Rodri.
Kjo ndeshje nuk pati vazhdime dhe u shkua direkt në ekzekutimin e penalltive.
Aty më të mirë u treguan Manchester City që fituan 5:4.
Ishte Gudelj i vetmi që e humbi penalltinë, duke e goditur traversën.