Man City marshon drejt titullit
06 maj 2023
| 18:23
Manchester City ka marrë një fitore tjetër në Premier Ligë.
Ata fituan 2:1 ndaj Leedsit.
Të dy golat e këtij takimi u shënuan nga Ilkay Gundogan.
Fillimisht në minutën e 19’ realizoi turku me pasaportë gjermane.
Më pas në minutën e 27’ shënoi golin e dytë tejet të bukur.
Leedsi në anën tjetër nuk ishin aspak të rrezikshëm për kampionin në fuqi në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dytë Gundogan humbi penalltinë.
Kurse ngushtoi epërsinë Rodrigo, i cili shënoi për 2:1 në minutën e 85’.
Me këtë fitore Man City mban vendin e parë me 82 pikë, kurse Leedsi qëndron në vendin e 17 me 30 pikë.