Man City me çdo kusht do transferimin e Haaland

27 dhjetor 2021 | 12:15

Manchester City do bëjë të pamundurën për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland në verën e vitit 2022.

Norvegjezi pritet të largohet nga klubi gjerman sapo klauzola e lirimit t’i bëhet aktive në verë.

Man City është një ndër skuadrat që ka shfaqur interesim, edhe pse Chelsea, Man United, PSG, Real Madrid dhe Barcelona gjithashtu mbesin në garë.

Sipas “Sport”, Man City është i dëshpëruar për të fituar garën për Haaland, sidomos pasi lejuan Ferran Torres t’i bashkohet Barcelonës.

Raporti shton se dy palët janë në një fazë serioze, derisa paga e Haaland mund të ndikoi që marrëveshja të dështoi.

21-vjeçari ka shënuar 19 gola në 15 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat dhe City raportohet se tashmë ka planifikuar si do e bindin sulmuesin për kalimin në “Etihad”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabiani e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike,…