Man Unitedi, i gatshëm ta lë Ronaldon të largohet në formë huazimi

24 korrik 2022 | 14:46

Manchester United ka pranuar largimin e Cristiano Ronaldos, por vetëm në formë huazimi.

Sipas “The Mirror”, Manchester United është i gatshëm t’i japë Ronaldos atë që dëshiron, ta lënë të largohet, por janë të gatshëm ta lënë atë vetëm në huazim.

“Djajtë e Kuq” po kërkojnë që ylli portugez të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën e tij me 12 muaj përpara se të bien dakord për ta lënë atë të transferohet në një klub tjetër.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit portugez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mëngjes vonë, një linjë e gjatë njerëzish krijohet jashtë…