Man Unitedi pëson humbje në udhëtim ndaj West Hamit
Manchester United ka humbur me rezultat 2-1 ndaj West Hamit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.
Mysafirët e nisën më mirë këtë ndeshje duke dominuar West Hamin dhe duke rrezikuar në disa raste portën e tyre.
Dy mundësi të mira i shpërdoroi Alejandro Garnacho ndërsa një tjetër edhe sulmuesi Rasmus Hojlund dhe rezultati mbeti i paprekur.
Në pjesën e dytë u shënuan të gjithë golat e këtij takimi, ku në fund tri pikët i morën vendasit.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Crysencio Summerville (74’) i cili pranoi një top të mirë nga Danny Ings për të shënuar për rezultatin 1-0.
I shpejtë ishte reagimi i Unitedit të cilët ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 në minutën e 81-të falë një goli me kokë nga Casemiro.
Vendasit ia dolën ta sigurojnë fitoren në minutat shtesë të takimit, me Jarrod Boëen i cili në minutën e 91-të u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj humbje Unitedi mban pozitën e 14-të në tabelë me 11 pikë të grumbulluara teksa xhiron e ardhshme do të jetë nikoqir i Chelseat në ‘Old Trafford’.