Man Utd merr vendimin përfundimtar për trajnerin Ten Hag
11 qershor 2024
| 23:59
Erik ten Hag do të mbetet trajner i Manchester Unitedit pasi klubi ka vendosur ta mbajë holandezin në krye të skuadrës.
Kështu kanë raportuar mediat britanike, në periudhën kur e ardhmja e strategut holandez ishte në mëdyshje.
Kontrata e Ten Hagut skadon sezonin tjetër, me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë, mirëpo palët do të negociojnë kontratë të re.
Ten Hagu drejton Manchester United që nga viti 2022.