Manaj, afër transferimit në Sivasspor

17 gusht 2023 | 14:54

Rey Manaj më në fund gjen skuadër. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, sulmuesi shqiptar do të bashkohet me Sivassporin, me të cilin do të firmosë kontratë 3-vjeçare.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të udhëtojë të premten drejt Turqisë dhe do t’u nënshtrohet analizave mjekësore, për të firmosur më pas kontratën dhe për t’u zyrtarizuar te klubi i ri.

Rey Manaj shkon me parametra zero te Sivasspori, ndërsa që prej muajit shkurt, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Watfordin, ishte lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi arriti të zyrtarizonte sulmuesin e tyre më të ri,…