Manaj ia dedikon golin babait që i ndërroi jetë në luftë me serbët
Dhimbja shpeshherë shndërrohet në forcë, për njerëzit që dëshirojnë të lënë gjurmë në jetën e tyre.
I tillë është rasti edhe i futbollistit të Trepçës ‘89, Arb Manaj. Në ditën e djeshme është luajtur finalja e mbijetesës, atje ku Trepça siguroi mbijetesën, pas fitores 4-2 ndaj Vëllaznimit.
Manaj ishte autori i golit të dytë dhe kishte një dedikim të veçantë për babain e humbur në luftë. Pikërisht nga forcat serbe, të cilët ishin të pamëshirshëm dhe ç’njerëzorë. Por pasioni i madh dhe përkushtimi, e ka bërë futbollistin e Trepçës të ngjis shkallë në karrierë, për ta bërë babain të ndihet krenar nga lartë. Asokohe i vrarë në luftë, ndërsa tani sheh djalin e tij si një futbollist, që feston lirisht në Kosovën e pavarur dhe ku luhet futbolli profesionist…