Manaj: Jemi të kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë, synojmë fitore ndaj Spanjës

20 qershor 2024 | 14:44

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj shprehet i kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë.

Në një konferencë për gazetarët, Manaj deklaroi se pjesa e dytë e sfidës, e cila përfundo me rezultatin 2-2, mund të ishte menaxhuar më mirë nga kuqezinjtë. Manaj shpreson për fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Spanjës.

“Besoj se në pjesën e dytë, Kroacia do sulmonte, ne zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Ekipi tjetër ka lojtarë cilësorë. Pjesën e dytë mund ta menaxhonim më mirë situatën. Jemi të kënaqur me barazimin. Shpresojmë të marrim fitore me Spanjën”, ka thënë Manaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin…